De Ligt: Nuk jam penduar që i jam bashkuar Juventusit!

De Ligt: Nuk jam penduar që i jam bashkuar Juventusit!

15:47, 21/11/2019

Matthijs de Ligt nuk është penduar që i është bashkuar Juventusit.

“Nuk pendohem që i jam bashkuar Juventusit. Njerëzit po thonë dhe po shkruajnë shumë gjërat”, tha 21-vjeçari.

“Nëse dikush si Kluivert thotë diçka të tillë, mund të duket e vërtetë, por është thjesht vetëm mendimi i tij”, shtoi ai.

Kujtojmë që ditë më parë Patrick Kluivert, tha se talenti holandez duhej të transferohej tek Barcelona.

Juventusi rikthehet në aksion këtë të shtune kundër Atalantas, me synim që ta vazhdojë ecurinë e përkryer pa humbje këtë sezon në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco