Klinsmann: Gnabry dhe Sane do të shkatërrojnë çdo kundërshtar!

Klinsmann: Gnabry dhe Sane do të shkatërrojnë çdo kundërshtar!

13:20, 21/11/2019

“Serge Gnabry dhe Leroy Sane do t’i shkatërrojnë mbrojtjet e ekipeve kundërshtare”, kështu mendon legjenda e futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann.

Anësori i djathtë Gnabry shënoi het-trik në fitoren e Gjermanisë 6-1 kundër Irlandës Veriore të martën në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, duke e ngritur në 13 numrin e përgjithshëm të golave për Kombëtaren në po kaq ndeshje.

Sane, momentalisht është i dëmtuar dhe mbetet në dyshim për Kampionatin Europian 2020, por pavarësisht kësaj, Klinsmann thotë se mezi pret t’i shohë dy lojtarët që sipas tij do t’i fusë frikën në palcë kundërshtarëve.

“Ne e kemi Serge Gnabry, i cili po kalon një sezon të madh. Dhe e kemi edhe Leroy Sane, dy forca të mëdha sulmuese që do ta shkatërrojnë çdokënd që i del përballë”, tha Klinsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco