Kreu marrëdhënie seksuale në tualet, futbollisti denoncon personat që i nxorën VIDEO-n

Kreu marrëdhënie seksuale në tualet, futbollisti denoncon personat që i nxorën VIDEO-n

10:51, 21/11/2019

Portieri i dytë i Reggiana-s, Matteo Voltolini, ka denoncuar në polici personat që e filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale.

Voltolini i dha avokatit të tij një mandat të denoncojë ata që filmuan dhe transmetuan videon prej 15 sekondash të futbollistit duke kryer marrëdhënie seksuale në tualetet të një klub nate.

Gjithashtu edhe e dashura e futbollistit ka paraqitur një ankesë kundër personave të panjohur të cilët e kanë filmuar dhe më pas e kanë shpërndarë videon në rrjetin social “Whatsapp”.

Voltolini ndihet i tradhtuar në intimitetin e tij dhe tashmë kërkon që të dënohen personat që kanë shkelur privatësinë e tij, shkruan "calciomercato24", raporton SYRI.net.

Sipas ligjit në Itali për shkeljen e privatësisë, fajtorët mund të dënohen me burg nga 1 deri në 6 vjet ose me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco