Manchester United kërkon dy ‘bomberët’ e Serie A

Manchester United kërkon dy ‘bomberët’ e Serie A

23:50, 20/11/2019

Manchester United po planifikon të përforcohet në merkaton e janarit.

“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Romës, Edin Dzeko.

Manchester United po kalon një sezon të zbehtë në Premierligë dhe për këtë ka nevojë për përforcime.

Sipas “ESPN”, United janë të interesuar për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur për ta pasuruar repartin ofensiv, pasi ekipi është dobësuar me largimin e Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit, të cilët verën që shkoi i ishin bashkuar Interit.

Norvegjezi ia ka vënë syrin ish-sulmuesit të Manchester Cityt, por ndërkohë e do edhe sulmuesin aktual të Juventusit, Mario Mandzukic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco