Sarri humb shërbimet e Rabiot, por rikthehet...

Sarri humb shërbimet e Rabiot, por rikthehet...

23:11, 20/11/2019

Juventusit do t’i duhet që të bëjë pa shërbimet e Adrien Rabiot në ndeshjen e së shtunës në Serie-A ndaj Atalantës.

Gjithçka u konfirmua me anë të postimi në faqen zyrtare, ku njoftohej se francez është stërvitur veçmas grupit për shkak të një tërheqje muskulore.

Mirëpo  bardhezinjtë përveç lajmit për  mungesën e Rabiot kanë marrë dhe një lajm të mirë.

Blaise Matuidi është rikthyer dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Sarri për ndeshjen e fundjavës.

Matuidi, i cili mungoi për Francën në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 këtë muaj, ia ka dalë të riaftësohet plotësisht nga dëmtimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco