Ja dita kur do të prezantohet Luis Enrique

Ja dita kur do të prezantohet Luis Enrique

22:05, 20/11/2019

Ashtu siç përflitej, Luis Enrique është rikthyer në krye të Kombëtares së Spanjës.

Gjithçka është konfirmuar nga presidenti i federatës spanjolle. Ndërsa në faqen zyrtare të përfaqësuese spanjolle në Twitter është komunikuar dhe dita kur Luis Enrique do të prezantohet në krye të Spanjës. 

Prezantimi i Enriques do të bëhet të mërkurën e ardhshme në orën 11:30, ndërsa drejtimin e kombëtares trajneri do ta marrë nga muaji janar.

5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga “La Roja” për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri (ndërroi jetë më 29 gusht).

Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enrique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco