Nis konkurrenca për Pochettinon, 3 super klube i ofrojnë stolin

Nis konkurrenca për Pochettinon, 3 super klube i ofrojnë stolin

19:14, 20/11/2019

Ditën e djeshme Tottenham zyrtarizoi shkarkimin nga posti i trajnerit, Mauricio Pochettinon, vendin e të cilit e mori Jose Muurinho.

Tekniku argjentinas u shkarkua nga stoli i “Spursave”, pas plot 5 viteve, me suksesin më të madh që ishte arritja deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi u shkarkua nga Tottenham, tashmë janë disa ekipe që po ndjekin teknikun 47-vjeçar.

Sipas asaj që shkruan “Sport”, tre klube janë në gjurmët e Pochettinos, dhe po mendojnë t’ia besojnë atij drejtimin e ekipit.

Bëhet fjalë për Bayern Munchen, që para pak ditësh shkarkoi Niko Kovac, Realin e Madridit që mund të shkarkojë Zidanen dhe Manchester United që nuk po marrin rezultate pozitive së fundmi, nën drejtimin e Solskjaer.

Pikërisht këto 3 klube, po ndjekin me vëmendje situatën e trajnerit dhe në të ardhmen mund të nisin kontaktet me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco