Mbyllet faza e grupeve, ja kush është skuadra e fundit që siguron kualifikimin në EURO 2020

Mbyllet faza e grupeve, ja kush është skuadra e fundit që siguron kualifikimin në EURO 2020

22:42, 19/11/2019

Uellsi është skuadra e 20-të e kualifikuar për në Evropian, duke bërë të plotë grupin e ekipeve të cilat kanë siguruar biletën për në fazën finale të turneu.

I udhëhequr nga Ramsei me dy gola e Bale që duket në formë sa herë që vesh bluzën e përfaqësueses, Uellsi ia ka dalë që të triumfojë në duelin direkt ndaj Hungarisë.

Ndërkohë, misteri tjetër i pazgjidhur ishte edhe sa i përket vendit të parë në Grupin C.

Gjermania u frikësua fillimisht përballë Irlandës së Veriut kur kjo e fundit shënoi e para në transfertë, por më pas ktheu sfidën plotësisht në favorin e saj me tregolëshin e Gnabri e dygolëshin e Goretzka si dhe galin e Brandt, duke triumfuar 6-1.

Ky rezultat bëri të pavlefshëm suksesin 5-0 të Holandës ndaj Qipros, ku tregolëshi i Vijnaldum shërbeu vetëm për statistikë.

Goleada edhe në ndeshje të tjera ku bie në sy fitorja 6-1 e Belgjikës, që mbylli grupin me 30 pikë, kualifikim perfekt pas 10 ndeshjesh e po aq fitoresh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco