Fasone: Doja të sillja Ancelottin te Milani

Fasone: Doja të sillja Ancelottin te Milani

21:24, 19/11/2019

Marko Fasone, i cili para dy sezonesh ishte drejtori i përgjithshëm te Milani, gjatë kohës kur në pronësinë e këtyre të fundit ishin kinezët, ka zbuluar se dëshironte të afronte te kuqezinjtë si trajner Carlo Ancelottin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Fasone është shprehur se ai kishte folur me teknikun italian, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Bayern Munchen.

Megjithatë nuk u arrit një marrëveshje, për shkak se Ancelotti ishte nën kontratë me bavarezët.

Është e vërtetë që unë kontaktova me Ancelottin për t’i besuar atij stolin e Milanit. Por, ai kishte edhe një vit kontratë me Bayernin dhe nuk mund ta merrnim. Unë e dija që do të kthehej  në Itali, dhe për këtë isha i sigurt”, u shpreh Fasone.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco