Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Krahu i djathtë i Rejës në Kombëtare: Donim të ndryshonim mentalitetin

Krahu i djathtë i Rejës në Kombëtare: Donim të ndryshonim mentalitetin

19:53, 19/11/2019

Para mediave zakonisht janë paraqitur Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku, por krahu i djathtë i vërtetë i Edi Rejës gjatë eksperiencës së tij shqiptare ka qenë gjithmonë Serxhio Porrini.

Ish-futbollisti i Juventusit ka qenë ai që ka bërë pjesën e skautimit të lojtarëve që duheshin ndjekur nga afër e ka qenë këshilltari i parë i italianit në këtë aventurë disamujore kuqezi.

I kthyer në Itali që dje, Porrini ka folur për mediat atje rreth eksperiencës shqiptare e sigurisht është ndalur mbi disa prej elementëve më cilësorë që ka pasur nën urdhrat e tij.

“Që kur morëm drejtimin 6 muaj më parë, kemi dashur të ndryshojmë mentalitetin. Ka lojtarë të rëndësishëm, shumë luajnë në Itali, si Kumbulla i cili po tregon se ka potencial të madh. Është ende herët për të thënë se ku mund të arrijë, por duke e parë nga afër shoh një lojtar shumë të vëmendshëm në fazën mbrojtëse, me aftësi të mira teknike dhe aftësi fizike të mira, ka gjithçka duhet për të bërë një karrierë të madhe. Ka gjithçka, përfshirë edhe personalitetin. Nuk dua të çbilancohem, por jam i sigurt që do të mund të tregojë gjëra të mëdha e shpejt mund të ketë synim klube të mëdha”, tha Porrini për “TMw”.

Më pas, ai ka folur edhe për Hysajn, duke e cilësuar një futbollist të rëndësishëm për projektin kuqezi.

“Me ne ka bërë gjithmonë ndeshje të mëdha edhe në mesfushën me 5. Po e bën mirë dhe shpresoj që të ketë më shumë mundësi edhe te Napoli. Gjatë viteve ka treguar se ka një vlerë të rëndësishme, si me Sarrin, ashtu edhe pas tij. Për ne është një vlerë e shtuar”, shpjegoi Porrini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco