Shqipëria i mbylli me humbje eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Europian 2020.
Së fundmi vjen lajmi i bujshëm nga Italia ku thuhet se Edoardo Reja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Divorc i pashmangshëm i Edi Rejës me FSHF-në”, duke arsyetuar se tekniku italian nuk arriti objektivat me kuqezinjtë, raporton SYRI.net.
“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese atë kundër Francës”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Shqipëria përfundoi këto eliminatore në vendin e katërt, ndërsa objektivi minimal për Edi Rejën ishte renditja e kuqezinjve në vendin e 3-të ose kualifikimi në Kampionatin Europian.
Deri më tani, ende nuk është asgjë zyrtare por sipas prestigjiozes italiane, divorci mes palëve është i pashmangshëm. Të shohim çfarë do ndodhë…
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: