Mourinho i ‘shkel syrin’ klubit në Premier League

Mourinho i ‘shkel syrin’ klubit në Premier League

12:50, 19/11/2019

Nga dhjetori i vitit kaluar Jose Mourinho është i papunë, pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se tekniku portugez mund të marrë drejtimin e Tottenhamit që këtë sezon është në rënie të lirë.

Trajneri Mauricio Pochettino pritet të shkarkohet pasi prej disa kohësh nuk e njeh fitoren, ndërsa në krahun tjetër Mourinhos do t’i pëlqente ideja për tu rikthyer edhe një herë në Premier League.

Një situatë e tillë duket se nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit që po mendojnë për trajnerin e ri dhe emri i preferuar është ai i Jose Morinhos.

Skuadra londineze pas 12 javësh kampionat renditet në vendin e 14-të me vetëm 14 pikë të grumbulluara duke marrë vetëm 3 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco