Piatek flet për largimin e mundshëm: Kur të shitem nga Milani të kushtoj 70 mln euro!

Piatek flet për largimin e mundshëm: Kur të shitem nga Milani të kushtoj 70 mln euro!

11:18, 19/11/2019

Krzysztof Piatek ka humbur “shënjestrën” këtë sezon me Milanin duke marr një lumë me kritika.

Në media kohët e fundit po përflitet një huazim i mundshëm te Genoa, por 24-vjeçari ka tjetër ide.

“Si skuadër, e nisëm duke mos krijuar shumë mundësi, sulmuesit e vuajnë shumë këtë fakt. Tani po përmirësohemi, është vetëm çështje kohe para se të nis të realizoj sërish. Në futboll duhet të kesh gjithmonë synime të reja. Milani ka paguar 38 milionë euro për të më blerë dhe do të bëj gjithçka që të kushtoj 60-70 milionë euro herën tjetër kur të ndryshoj skuadër”, tha fillimisht sulmuesi polak.

Duke folur për “TVP Sport”, Piatek foli edhe për momentin kur nisi përvojën te Milani.

“Mbeta i shokuar nga impakti me tifozët. Zbrita e në fushë në “San Siro” para ndeshjes me Napolin, kisha kufjet në vesh, por i dëgjoja në mënyrë perfekte tifozët që thërrisnin emrin tim dhe duartrokitnin. Jam trajtuar sikur të kisha vite aty, por sapo kisha mbërritur.”

Transferimi në Itali e pa dyshim te Milani, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e popullaritetit të tij.

“Kur u largova nga Polonia, kisha 500 mijë ndjekës në Instagram, tani kam 1 milionë e gjysmë. Gjithsesi, jam me këmbë në tokë, kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Jam në fillim të karrierës sime dhe po luaj sezonin e dytë në Serinë A”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco