Rudi Vata: Më ketë FSHF, djali im nuk luan për Shqipërinë

Rudi Vata: Më ketë FSHF, djali im nuk luan për Shqipërinë

10:56, 19/11/2019

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, tha se ndihet shumë mirë që djali i tij, Rocco, ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Irlandës.

Në një intervistë për “Scottish Sun”, Vata nuk ka kursyer kritikat në drejtim të Shqipërisë që sipas tij ka mungesë profesionalizmi.

Gjatë intervistës, Vata thekson se djali i tij edhe në të ardhmen nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë nëse tregon mungesë respekti.

“Njerëzit në Shqipëri e kanë marrë vesh këtë përmes rrjeteve sociale. Besoj se shumë vetë në vendlindje po më shajnë. Por nëse Shqipëria do të ishte treguar mjaftueshëm profesioniste, do të kishte treguar interes dhe të kishte bërë detyrat e shtëpisë, do ta kishte parë që Rocco luante për Celtic dhe do të kishte kontaktuar me mua. Ata nuk treguan respekt, dëshirë apo profesionalizëm dhe nëse nuk e bëjnë këtë, nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

Rocco, 14 vjeç, mund të luajë edhe me Shqipërinë, por edhe Skocinë, ndërsa lidhja me Irlandën vjen për shkak të një gjysheje nga ana e nënës.

Image

“Askush nga Federata Shqiptare nuk më kontaktoi. E di që Skocia e ka monitoruar, por Federata Irlandeze ishte e para që u vu në kontakt me ne. Gjyshja e tij duhet të jetë irlandezja më e lumtur në Skoci” tha Vata.

Vata thotë se kur u bashkua për herë të parë me Celtic, u takua me shokët e skuadrës në Dublin, pasi ishin në fazë përgatitore.

“Debutova kundër Sligo Rovers, prandaj është një ndjesi shumë e veçantë për mua që djali im është në Irlandë tani”, tha Vata.

Megjithatë, Vata pranon për gazetën britanike se nuk ka ndërmend të diktojë zgjedhjet e të birit për të ardhmen, pasi Rocco mund të zgjedhë mes tre përfaqësueseve deri në nivelin U-21.

“Gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen, por është Irlanda që ka kontaktuar dhe ka treguar interes e respekt. Rocco është i lumtur që është përfshirë dhe shpresoj që të luajë mirë. Ka mundësi të bëhet një lojtar i veçantë”.

Vata ka luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndërsa me Celtic ka fituar Kupën e Skocisë në vitin 1995.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

fieri22/11/2019 10:35

po paska ikur fare nga mendja ky vata po pak ka ne shqiperi me te mire se ky gjylja e zbrazur

liu 19/11/2019 14:32

po nuk erdhi cuni kti ne do ta shkrijm fare komtaren

altini19/11/2019 13:59

Gjithesecili ben zgjedhjen e tij, ashtu sic ja ndjen zemra. Rudi Vata te mos fshihet pas "mungeses se respektit" nga ana e FSHF kundrejt djalit te tij, qe eshte vetem 14 vjec.

Shto koment

Denonco