Duka kritikon Rejën për barazimin me Andorrën: Do t’i propozoj që të ...

Duka kritikon Rejën për barazimin me Andorrën: Do t’i propozoj që të ...

23:01, 18/11/2019

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, komentoi atmosferën dhe situatën e Kombëtares, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing”.

Duka foli dhe për trajnerin Edi Reja, të cilin e kritikon për ndeshjen me Andorrën, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 në “Elbasan Arena”.

“Në fakt nuk i kam lexuar deklaratat e Rejës, nuk kam biseduar as sot me të. Para ndeshjeve, e kam thënë se asgjë nuk është perfekte. Nuk mund ta kërkojmë as te Reja. Nëse bëjmë bilancin e asaj kohe që ka punuar, peshorja është pozitivisht.

Nuk dua të ngurroj të them, se në dy paraqitjet e fundit, ka përgjegjësi edhe trajneri. Me aq eksperiencë sa ka, nuk duhet të na lejonte ta nënvlerësonim Andorrën. Duhet ta motivonte ndryshe ekipin. Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por qëndroj te mendimi pozitiv, te para dy ndeshjeve.

Do ulem për të diskutuar të ardhmen me të. Patjetër që kam lëkundjet e mia në momente emocionale. Kur mbaron ndeshja pas një rezultati negativ, shkarkon jo vetëm Rejën, por çdokënd që ke përpara. E mira është që në ato momente të ftohesh, të shkosh në shtëpi, dhe të gjykosh më pas me ftohtësi.

Humbja mbrëmë nuk ka të njëjtën peshë me barazimin me Andorrën. Duke pasur parasysh mbështetjen në stadiumin e ri, mendova ndonjë rezultat pozitiv, por nuk ndodhi ashtu.

Unë përveçse jam tifoz, kam edhe përgjegjësinë e drejtimit të Federatës. Gri bëhet çdo tifoz pas një rezultati negativ. Tek unë, ai zhgënjim është dopjo, dhe bëhem dopjo gri. Ata që e ndjejnë futbollin janë në të njëjtën situatë. Nuk vendos, sepse deri dje kemi qenë një palë. Tani jemi dy palë, pasi atij i ka mbaruar kontrata. Do ulemi të diskutojmë për një kontratë të re, kontratë pozitive. Peshorja është pozitive, dhe do i propozojmë të vazhdojmë. Shpresoj të jetë lajmi ky”, tha Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco