Duka analizon edicionin e Kombëtares: S’e quaj dështim vendin e katërt

Duka analizon edicionin e Kombëtares: S’e quaj dështim vendin e katërt

22:35, 18/11/2019

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, komentoi atmosferën dhe situatën e Kombëtares, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing”.

Duka foli për këtë edicion të Kombëtares në eliminatoret e Europianit, si dhe për vendin e katërt në grup të Shqipërisë.

STADIUMI I RI – Jam i kënaqur që e arritëm stadiumin. Vepra do i shërbejë të gjithëve. Të gjithë ishin të lumtur, jam dhe unë i lumtur. Do ishte më mirë të merrnim edhe një rezultat më të mirë.

EDICIONI – Kishte momente të mira, angazhim maksimal, por kishte edhe momente jo të mira. Dy ndeshjet e fundit ishte mungesë përqendrimi për skuadrën. Dhe dje në pjesën e parë, ndaj Francës, ekipi nuk ishte shumë agresiv, ishte disi i plogësht. Sikurse pati edhe dy ndeshje shumë të mira në Turqi dhe Moldavi. Ndonjëherë, trajneri mendon se ka vënë më të mirët në fushë, por pas ndeshjes mund edhe të ketë gabuar. Normale, jo të gjithë dalin kampionë. Edhe po ta kthesh kohën, trajneri përsëri do fuste të njëjtët lojtarë.

VENDI I KATËRT – Nëse do ishte më lart do ishte më mirë, por nuk e quaj dështim të jesh pas Francës, Turqisë dhe Islandës. Jemi diku në mes në grup, por edhe në klasifikimin e përgjithshëm. Fakti që Shqipëria nuk diskuton më ekipe si Moldavia, apo të gjysmës së Europës, është diçka e mirë. Është objektiv të synosh të mundësh skuadra më të mëdha, por jo çdo objektiv arrihet, apo të dalësh i pari apo i dyti në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Martin 18/11/2019 23:50

Paska kaluar ne delir Duka i FSHF... Vendi i katert ne eliminatore nuk eshte deshtim?!

Shto koment

Denonco