Lë pas dramën e vdekjes së vajzës, Luis Enrique do rikthehet te Spanja

Lë pas dramën e vdekjes së vajzës, Luis Enrique do rikthehet te Spanja

22:17, 18/11/2019

Luis Enrique do të rikthehet në krye të kombëtares së Spanjës për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme.

5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga “La Roja” në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri (ndërroi jetë më 29 gusht).

Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enrique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020.

Një muaj më parë, Moreno pati deklaruar se “nëse Luis Enrique do të vendoste të kthehej, do të hapë krahun”.

Sipas Cadena COPE, Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar me Enriquen, duke i kërkuar që të kthehej në krye të ekipit.

Tekniku mësohet se është përgjigjur pozitivisht. Vendimi mund të bëhet zyrtar pas përfundimit të ndeshjes së fundit në grup me Rumaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco