Fusha me gropa, francezët nuk rrezikuan nga frika e dëmtimeve

Fusha me gropa, francezët nuk rrezikuan nga frika e dëmtimeve

21:00, 18/11/2019

Sfida inauguruese e stadiumit të ri “Air Albania Stadium” u mbyll me fitoren e pastër 2-0 të Francës ndaj kuqezinjve tanë.

Por që në minutat e para të ndeshjes së mbrëmshme, tapeti i impiantit të ri sportiv tregoi se lë shumë për të dëshiruar.

Pas shpërthimit të hidratuesit që duhet të lagnin terrenin dhe lagën tifozët, edhe fusha duket mjaft e dëmtuar, ku një pjesë e barit u hoq.

Kampionët e botës i shënuan të dy golat e fitores në pjesën e parë, teksa sipas medieve franceze, një nga arsyet se pse trajneri Deschamps kishe lënë jashtë disa futbollistë duke mos i aktivizuar, por dhe fakti që kampionët e botës e ulën ritmin në pjesën e dytë, lidhet edhe me frikën se mund të dëmtoheshin.

Fusha ishte në kushte të mjerueshme dhe bari nuk ishte ngjeshur ende ashtu si duhej (do të duhet kohë), ndaj u hapën shumë gropa në çdo sektor të saj, aq sa mirëmbajtësit nuk mundën t'i korrigjonin të gjitha duke i mbuluar, pasi 15 minutat e pushimit nuk mjaftonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco