VIDEO/ Gazetarët francezë mbeten në këmbë tek ‘Air Albania Stadium’, ngrihen shqiptarët

VIDEO/ Gazetarët francezë mbeten në këmbë tek ‘Air Albania Stadium’, ngrihen shqiptarët

20:30, 18/11/2019

Një skenë mjaft e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur në ambientet e brendshme të “Air Albania Stadium” mbrëmjen e djeshme, në prag të sfidës Shqipëri-Francë, shkruan Syri.net.

Ndeshja mes kampionëve të botës dhe kuqezinjve paraqiste interes të veçantë, pasi do të inaugurohej impianti i ri.

Për këtë arsye jo vetëm tifozët mbushën shkallët e stadiumit, por edhe mediat vendëse dhe ato franceze ishin të shumta në numër.

Madje, gazetarët francezë mbetën në këmbë, pasi nuk gjetën dot vend.  

Kjo skenë e turpshme bëhet akoma më skandaloze, pasi organizatorët duke parë francezët në këmbë, urdhërojnë gazetarët shqiptarë të ngrihen, për t’u liruar vendin miqve.

“Çohuni urgjent se do ulim ata”, u drejtohen gazetarëve shqiptarë organizatorët e ndeshjes, duke krijuar një tjetër skandal në “Air Albania Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco