FSHF rrezikon gjobën e majme, ja çfarë ndodhi në ‘Air Albania Stadium’

FSHF rrezikon gjobën e majme, ja çfarë ndodhi në ‘Air Albania Stadium’

19:24, 18/11/2019

“Air Albania Stadium” u përurua mbrëmjen e djeshme (e diel, 17 nëntor 2019) me sfidën Shqipëri-Francë, por impianti i ri mund të nisë me një gjobë.

Në fakt, UEFA ka qenë e kujdesshme për çdo detaj dhe, sidomos, atë që ndodhi në fushë.

Sepse, në pjesën e dytë, në një goditje të Giroud në drejtim të Berishës, me portierin që e priti, një shishe ka fluturuar nga kati i dytë i tribunës lindore, teksa ishte vetë sulmuesi që e kapi dhe ia tregoi arbitrit kryesor, i cili ia komunikoi me kufje arbitrit të katërt dhe kështu delegatit.

Një gjobë, megjithatë, rreth 30 mijë euro dhe jo më shumë pritet të vijë në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco