Rikthimi i Guardiolës te Bayerni? Ja çfarë thotë agjenti i trajnerit spanjoll

Rikthimi i Guardiolës te Bayerni? Ja çfarë thotë agjenti i trajnerit spanjoll

13:17, 18/11/2019

Hans Flick është zyrtarisht trajneri i Bayern Munchen të paktën deri në fund të vitit 2019.

Por me fillimin e vitit të ri, drejtuesit e klubit bavarez janë në kërkim të trajnerit të ri që pritet të marrë drejtimin e Bajernit në fazën më të rëndësishme të sezonit.

Midis emrave të spikatur, sipas shtypit gjerman, ekziston edhe ai i Pep Guardiolës. Në ditën e prezantimit si president i ri i klubit bavarez, Herbert Hainer nuk e mohoi mundësinë e rikthimit të trajnerit aktual të Manchester City.

Sidoqoftë, një mendim tjetër duket se ka Josep Maria Orobitg, agjent i Guardiolës, i cili për “Goal” dhe “Spox” tha se Pep është i lumtur në Manchester, ndjehet mirë në stolin e “qytetarëve”, edhe pse në futboll nuk e dini kurrë të ardhmen.

“Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Unë fola me Pep të mërkurën e kaluar dhe gjithçka është si më parë. Ai po bën mirë te Manchester City, ndihet mirë në qytetin e Manchesterit. Guardiola ka kontratë deri më 30 qershor 2021”.

Agjenti mohoi kontaktet me skuadrat e tjera dhe tha se vetëm mediat e kishin telefonuar për situatën e trajnerit katalanas.

“Askush, përveç shtypit, nuk më ka kontaktuar për të më kërkuar informacione mbi Guardiolën".

Kandidatët e tjerë për stolit e Bayernit janë edhe Thomas Tuchel e Ten Hag. Sidoqoftë, në Bavari ëndrra e madhe është rikthimi i Pep Guardiolës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco