Edi Reja u largua më shpejt se zakonisht nga stadiumi, shkak dëmtimi në krah!

Edi Reja u largua më shpejt se zakonisht nga stadiumi, shkak dëmtimi në krah!

12:01, 18/11/2019

Shqipëria i mbylli me humbje eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Europian 2020.

Reja nuk ishte në formën e tij më mirë pas sfidës kundër Francës, një dëmtim në krah bëri që italiani të mos ishte shumë i disponueshëm për mediat duke u larguar nga “Air Albania Stadium” më shpejt se zakonisht.

Sfida kundër Francës, ishte fundi i kontratës së Edi Rejës me Federatën Shqiptare të Futbollit, por tekniku italian dha disa sinjale të qarta se beson te ky ekip, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin.

“Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon këtu. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me Kombëtaren shqiptare”

“Grupi i De Biazit ka arritur një farë moshe, dhe duhen zëvendësuar. Jam i kënaqur, sepse ekipi ka pësuar rritje. Jam i kënaqur në përgjithësi si ka ecur kjo fushatë. Do mundohemi të bëjmë më mirë dhe të fusim lojtarë të tjerë”, tha fillimisht Edi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco