FOTO/ Gafa që na turpëroi përballë presidentit të UEFA-s, në tabelë ishte shkruar...

FOTO/ Gafa që na turpëroi përballë presidentit të UEFA-s, në tabelë ishte shkruar...

11:25, 18/11/2019

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ishte i ftuarit special gjatë ndeshjes inauguruese në stadiumin e ri “Air Albania” ku Shqipëria u mposht me rezultatin 2-0 nga Franca.

Pas fushës së dëmtuar, mungesës së ujit në tualete apo edhe radhëve të gjata të krijuara gjatë daljes nga stadiumi, duket se edhe organizatorët e ceremonisë kanë bërë edhe gafa të tjera.

Në hapje të ceremonisë, stadiumi i ri shqiptar u inaugurua ndër të tjera dhe me firmën simbolike të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, por një gabim i dukshëm u ka shpëtuar organizatorëve.

Firmat u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala “inaugurim” ishte shkruar gabimisht në gjuhën angelze.

Në vend të shkruhej "inauguration", organizatorët e kishin shkruar “inaguration”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco