Pas trajnerit Low, Toni Kroos: Gjermania nuk është favorite për të fituar ‘EURO 2020’

Pas trajnerit Low, Toni Kroos: Gjermania nuk është favorite për të fituar ‘EURO 2020’

10:11, 18/11/2019

Toni Kroos ka befasuar me deklaratat e tij të fundit.

Mesfushori i Gjermanisë e pranon se përfaqësuesja e “Panxera-ve” nuk ka përvojë dhe nuk mund të konsiderohet favorite për të triumfuar në Kampionatin Europian 2020.

“Ende na mungon përvoja , por disa procedura po funksionojnë më mirë”, tha mesfushori i Gjermanisë gjatë një interviste për UEFA-n.

“Aktualisht, unë nuk mund të llogaris Gjermaninë në mesin e më të mirëve dhe mendoj se nuk është favorite absolute për të triumfuar në Euro 2020. Po bëjmë mirë por kemi shumë për të përmirësuar.”, theksoi ai.

Kujtojmë disa ditë më parë edhe trajneri Joachim Loë deklaroi se Gjermania e tij nuk bën pjesë në favoritët për të fituar kompeticionin prestigjioz.

Gjermania u kualifikua për herë të 13-të në Kampionatin Europian pas fitores 4-0 ndaj Bjellorusisë në Monchengladbach.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco