Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Benjamin Mendy i lumtur pas fitores me Francën: Më vjen keq për Shqipërinë!

Benjamin Mendy i lumtur pas fitores me Francën: Më vjen keq për Shqipërinë!

09:23, 18/11/2019

Mbrojtësi i Francës, Benjamin Mendy u shpreh i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Shqipërisë.

Në një deklaratë për “Supersport”, lojtari i Manchester Cityt, nënvizoi se përfaqësuesja e Francës kishte ndryshuar modulin e lojës, por nuk kurseu elozhet as për lojtarët e Shqipërisë.

 “Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm jashtë fushës sonë dhe atmosfera ishte shumë e bukur për Shqipërinë, por e vështirë për ne. Na duhej të ruanim vendin e parë, kërkuam fitoren dhe ia dolëm. Shqipëria luajti mirë, bënë presing lart, duke na sulmuar që në zonën tonë”.

“I studiuam përpara ndeshjes se si ishin, për të ditur pikat e forta dhe të dobëta, ndërsa ne luajtëm për herë të parë me këtë skemë. Bëmë mirë dhe për ne rëndësi kishte fitorja. Ia dolëm që të merrnim fitoren që na duhej edhe për kreun e grupit dhe jemi të lumtur”, përfundon mbrojtësi i majtë i Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco