Etrit Berisha zbulon arsyet e humbjes me Francën: Griezmann ishte i pakapshëm!

Etrit Berisha zbulon arsyet e humbjes me Francën: Griezmann ishte i pakapshëm!

09:10, 18/11/2019

Portieri i  Shqipërisë, Etrit Berisha, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Francës në stadiumin e ri, “Air Albania”.

Në një prononcim për mikrofonin e “RTSH-së”, Berisha tha se kuqezinjtë e kishin shumë të vështirë për të markuar kampionët në fuqi të botës.

Sipas tij, Griezmann lëvizte thuajse në të gjithë fushën dhe ishte shumë i vështirë të mbulohej

"E nisëm mirë ndeshjen, ishim të përgatitur, por ai goli i parë erdhi shpejt dhe më pas kishim vështirësi në dalje dhe në markimin e mesfushorëve të tyre. Griezmann lëvizte thuajse në të gjithë fushën dhe ishte shumë i vështirë të mbulohej", tha fillimisht portieri shqiptar.

"Në pjesën e dytë ata u tërhoqën dhe luajtën me kundërsulme. Ne nuk arritëm ta gjenim golin, edhe pse kemi krijuar disa raste”, vijoi ai.

Golat naiv të pësuar në dy ndeshjet e fundit? Nuk mendoj se ka qenë vetëm në këto dy ndeshjet e fundit. Gola të tillë i kemi pësuar edhe kundër Islandës. Duhet të përmirësohemi. Tani kemi mbrojtës cilësorë në ekip, që luajnë në kampionate të rëndësishme. Në ndeshjet e ardhshme do të jemi më mirë", përfundoi Etrit Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco