Le Figaro: Skena qesharake në stadium, duhen edhe disa javë punë

Le Figaro: Skena qesharake në stadium, duhen edhe disa javë punë

09:07, 18/11/2019

Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, i dha hov disa skenave qesharake në Tiranë

Le Figaro

Një mbrëmje speciale në Tiranë mbrëmjen e së dielës para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës. Një inaugurim origjinal i stadiumit Air Albania, impiantit fringo të ri në Tiranë.

Në një atmosferë të bukur të një nate të madhe me 22 mijë spektatorë të zhurmshëm (përfshi 3700 francezë), publiku shqiptar tregoi se ka kujtesë. Pas incidentit në ndeshjen e parë të shtatorit të kaluar në ‘Stade de France’, ku u ngatërrua himni nga dhomat e fonisë, spektatorët nuk ngurruan të vërshëllejnë Marsejezën. Pavarësisht se stadiumi vërshëllente, Blutë mbetën të përqendruar, ashtu si këngëtarja që udhëzoi fjalët.

Më herët në mbrëmje, disa nga audienca patën mundësinë që të bënin një dush të vogël, që nuk ishte planifikuar në program. Ujitja nisi përpara se lojtarët të dilnin në fushë.

Një goditje e vogël në natën e përurimit të një stadiumi, që do ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme.

Ende nuk janë vendosur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometrojnë vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco