‘Dush të ftohtë tifozëve/ Videoja bëhet virale në median e huaj

‘Dush të ftohtë tifozëve/ Videoja bëhet virale në median e huaj

08:39, 18/11/2019

Videoja e momentit kur spërkatësit e stadiumit bëjnë qull tifozët në Air Albania gjatë ndeshjes me Francën, është bërë virale në botë.

Shumë media kanë pasqyrur momentin kur tifozët përballen me ‘surprizën’ e hidhur.

Daily Star në Angli shkruan se tifozët mendonin se do binte shi, por nuk e dinin se do përballeshin me një dush të ftohtë pasi spërkatësit e stadiumit pësuan defekt.

Gazeta citon kreun e FSHF, Armand Duka, që deklaroi se gjithçka do jetë gati përpara ndeshjes.

“Ec e thuaja këtë tifozëve që u detyruan të shohin ekipin e tyre duke humbur me kampionët e botës, teksa mbainn veshur xhinse dhe bluze të lagura,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco