Balaj pas humbjes: Mos harrojmë, përballë kishim Francën!

Balaj pas humbjes: Mos harrojmë, përballë kishim Francën!

08:37, 18/11/2019

Disfata me Francën për Balajn është normale, sepse sipas tij Shqipëria pësoi humbje kundër kampionëve të botës.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur 2-0 nga Franca me rezultatin 0-2 në stadiumin e ri ‘Air Albania’, duke i mbyllur me humbje eliminatoret për Kampionatin Europian.

Pas ndeshjes, sulmuesi, Bekim Balaj, për “Super Sport” analizoi 90 minutëshin në stadiumin e ri të Kombëtares shqiptare.

“Ishte një ndeshje në stadium të ri, me mbështetjen e madhe të tifozëve, por fatkeqësisht nuk arritën të marrim rezultatin që donim për t’i gëzuar tifozët. Por, mos të harrojmë, përball kishim Francën”, tha Balaj.

Më tepër çfarë duhet të bëjë? “Të perfeksionojmë më shumë lojën me njëri-tjetrin, në ndeshjen e radhës të tregojmë më shumë pjekuri, na duhen ndeshje dhe rezultat që të arrijmë besimin”, vijoi ai.

“Ne iu afruam zonës tyre pavarësisht mbrojtjes me yje, dhe me disa tentime e faulle, mund të gjenim edhe golin”, përfundoi Balaj.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, shënoi mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso, ndërsa Griezmann në minutën e 32-të dyfishoi shifrat e takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco