Kapiteni Hysaj: Po të rezistonim edhe pak, do ishte ndryshe pjesa e dytë

Kapiteni Hysaj: Po të rezistonim edhe pak, do ishte ndryshe pjesa e dytë

23:14, 17/11/2019

Dy raste dhe dy gola, për Elseid Hysajn ishin ato dy episode të pjesës së parë që ndëshkuan kuqezinjtë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare e analizoi kështu në mikrofonin e Supersport sfidën e humbur në “Air Albania Stadium”.

Po të rezistonim dhe pak, do bënim më mirë si në pjesën e dytë. Ato dy raste, ndikuan në humbjen e ekipit. Besoj se jemi një ekip i mirë dhe po rritemi. Treguam që jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë, që të sistemojmë problemet e fillimit. Franca nuk na trembi, por është kënaqësi të luash ndaj këtyre çunave me famë botërore”, tha kapiteni Hysaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco