Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Stadiumi i ri nuk sjell fat, kuqezinjtë dorëzohen përballë kampionëve të botës

VIDEO/ Stadiumi i ri nuk sjell fat, kuqezinjtë dorëzohen përballë kampionëve të botës

22:45, 17/11/2019

U luajt në “Air Albania Stadium” ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për Grupin H të eliminatoreve të EURO 2020, shkruan Syri.net.

Franca e kishte siguruar kualifikimin, teksa me fitoren e arritur ndaj kuqezinjve me rezultatin  e pastër 2-0 siguron edhe vendin e parë në grup.

Për skuadrën tonë kjo ishte një ndeshje historike, pasi përveçse luanim ndaj kampionëve të botës, inaugurohej dhe stadiumi i ri.

Tifozët kishin mbushur plot stadiumin, teksa nuk pushuan së mbështeturi kuqezinjtë, edhe pse u gjendën mjaft shpejt në dizavantazh.

Tolisso shënoi në minutën e 8-të dhe më pas Griezmann në të 31’ i dhanë avantazhin francezëve që në pjesën e parë, rezultat që në fakt nuk ndryshoi as në 45 minutat e dyta.

Franca arrin kështu një fitore të rëndësishme në transfertë dhe merr tri pikët, duke siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Shqipëria e mbyll fushatën eliminatore të Evropianit 2020 në vend të 4-t me 13 pikë.

/ Florian Behlula / Syri.net /  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco