Lorik Cana i emocionuar: Shpresoj ta nisim me këmbë të mbarë

Lorik Cana i emocionuar: Shpresoj ta nisim me këmbë të mbarë

20:43, 17/11/2019

Një nga figurat që nuk mund të mungonte në impiantin e ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”, është edhe kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana.

Ish-mbrojtësi në një prononcim për RTSH është shprehur se Kombëtarja duhet të vazhdojë të jetë simbol i bashkimit dhe sportit, ndërsa tha se njerëzit duhet ta ndjekin vazhdimisht ekipin kuqezi.

“Pas gjithë këto viteve me Kombëtaren, në të gjithë stadiumet që kemi luajtur, do kishte qenë një kënaqësi për të gjithë gjeneratat të kishin shijuar një ndeshje në këtë impiant të jashtëzakonshëm. Shpresoj që ta fillojmë me këmbë të mbarë. Stadiumi jep një komoditet të jashtëzakonshëm. Ekipi Kombëtar duhet të vazhdojë të jetë një simbol i sportit dhe i bashkimit.

Duhet që njerëzit ta ndjekin vazhdimisht Kombëtaren. Reja dhe De Biasi vijnë nga shkolla italiane, një nga më të mirat në botë. Çdo trajner kam specifikën e vet. Trajneri Reja gjeti një ambient të vështirë, u mundua ta konsolidojë grupin. Deri tani ka bërë një impakt pozitiv”, u shpreh Cana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco