‘Do bëjmë tifo për Shqipërinë’/ Dy ish-futbollistë italianë, vizitorë specialë në ‘Air Albania’

‘Do bëjmë tifo për Shqipërinë’/ Dy ish-futbollistë italianë, vizitorë specialë në ‘Air Albania’

20:23, 17/11/2019

Të shumtë janë edhe ish-futbollistët e huaj, që do të jenë prezent në “Air Albania Stadium” në këtë ditë historike, për futbollin shqiptar, atë të inaugurimit të stadiumit të ri.

Në një prononcim për “RTSH”, 2 ish-futbollistët e njohur, Kristian Zakardo dhe Luixhi Di Biaxho, kanë folur me superlativa për vendin tonë dhe stadiumin, duke deklaruar:

“Faleminderit shumë. Është hera e parë që jam këtu në Tiranë. Është kënaqësi dhe nder që mora këtë ftesë për stadiumin e ri. Shpresoj që Shqipëria të luaj mirë. Do ta shijoj ndeshjen. Franca është kampionë bote. Janë ata më prestigjiozë në këtë momente.

Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje festive. Është një burim për të ardhmen. Jam këtu me shumë tifozë shqiptarë, do të bëj tifo për Shqipërinë. Erdha në drekë, nuk kam parë shumë. Shqipëria dhe Tirana është në rritje. Ka një lloj binjakëzimi midis nesh. Është hera e parë, por jo e fundit”, u shpreh Zakordo.

“Është një qytet shumë i bukur. Kam shumë miq shqiptarë. Realisht është e bukur Shqipëria. Komplimente! Stadiumin nuk e kam parë akoma nga brenda, por duket i jashtëzakonshëm. Do të ishte bukur për shqiptarët një fitore. Ndeshja do të jetë e vështirë, me këtë entuziazëm pse jo”, u shpreh Di Biaxho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco