Policia u ndaloi fishekzjarrët në kufi, ‘Plisat’ sqarojnë për çfarë do i përdornin

Policia u ndaloi fishekzjarrët në kufi, ‘Plisat’ sqarojnë për çfarë do i përdornin

18:34, 17/11/2019

Pak më parë është bërë e ditur se tifogrupit nga Kosova, “Plisa”, në rrugëtimin e tyre drejt Tiranës ku do të jenë në stadium për të përkrahur Shqipërinë ndaj Francës, iu janë ndaluar mjete piroteknike në kufi.

Për këtë arsye, “Plisat” janë ndjerë të detyruar për të reaguar në rrjetet sociale ku kanë shpjeguar se është e vërtetë se iu janë ndaluar flakadanët, por ato ishin për t’u ndezur në rrugët e qytetit dhe në asnjë mënyrë nuk kanë pasur për qëllim t’i ndiznin në stadium.

“Plisat”, të cilët janë gjithnjë pas Kombëtares, kudo që ajo luan, theksojnë se mjete piroteknike janë konfiskuar nga policia edhe pse kanë qenë me kuponin fiskal përkatës, apo edhe pse janë zbatuar të gjitha procedurat. Në këtë formë, tifogrupi pretendon se janë intriga dashakeqe për të ndaluar kauzën e tyre si “Plisa”. 

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin e gjerë.

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.

Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës

-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.

-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.

Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese. Një gjë është e qartë.

Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.

Andaj, ju bëjmë me dije se.

Gjithë këto nuk do të na ndalin.

“SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco