Mungesa e madhe e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, padyshim që ka qenë ajo e Vedat Muriqit.
Sulmuesi ka treguar një formë të shkëlqyer me Fenerbahçen këtë sezon, duke u bërë një nga lojtarët kryesor të ekipit turk.
Pikërisht për formën e shkëlqyer që 25-vjeçari ka treguar, në drejtim të tij kanë ardhur interesime nga skuadra të mëdha.
Sipas “Radio Sei”, futbollisti është në radarin e Lacios, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit italianë.
Madje thuhet se drejtori sportiv, Igli Tare po përgatit një ofertë për sulmuesin, të cilin do të përpiqet ta transferojë në merkaton e verës.
Muriqi shihet si alternativa ideale e sulmuesit Imobile te Lacion, dhe për këtë arsye italianët dëshirojnë ta kenë në ekipin e tyre.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: