Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Era Istrefi sjell në ’Air Albania Stadium’ këngën e Botërorit ‘Rusi 2018'

VIDEO/ Era Istrefi sjell në ’Air Albania Stadium’ këngën e Botërorit ‘Rusi 2018'

16:40, 17/11/2019

Era Istrefi është një nga këngëtaret që do të performojë sot në ceremoninë e inaugurimit të impiantit “Air Albania Stadium”.

Këngëtarja do të këndojë këngën “Live it up”, që ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa në një video të publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri.

Veç Era Istrefit, në ceremoninë e inaugurimit do të performojnë edhe Flori Mumajesi me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën, Aurel Gaçe e cila do të këndojë “Xhamadanin vija vija”, si dhe Juliana Pasha që do të këndojë “Himnin e flamurit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco