Guardiola shumë pranë largimit nga Manchester City, zbulohet arsyeja

Guardiola shumë pranë largimit nga Manchester City, zbulohet arsyeja

15:48, 17/11/2019

Josep Guardiola është shumë pranë shkëputjes së marrëdhënieve me Manchester Cityn. E përditshmja britanike “Daily Mirror” ka zbuluar se në fund të këtij sezonin palët pritet të ndërpresin bashkëpunimin.

Kontrata aktuale e Guardiolës me Cityn  përfundon në vitin 2021, por duke iu referuar gjithnjë tabloidit “Daily Mirror”, ekziston një klauzolë për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës.

Por përse Guardiola e kërkon me ngulm largimin? Një nga arsyet që, pak a shumë, po e detyron trajnerin spanjoll të largohet, është familja. Bashkëshortes, të cilën e ka njohur që kur ishte 18 vjeç, dhe 3 vajzave të tij nuk u pëlqen më jeta në Manchester dhe këtë ia kanë bërë të qartë edhe Pepit.

Ato dëshirojnë të kthehen në Spanjë, madje bashkëshortja dhe vajza e vogël, për momentin, më shumë po qëndrojnë në Spanjë sesa në Manchester.

Në horizont është shfaqur sërish Bayerni i Myniht, por është shumë e vështirë që Guardiola të pranojë të marrë drejtimin e “Die Rotten”, ndërkohë që në dritare qëndron Juventusi.

Në stolin e Manchester CIty-t tekniku 48-vjeçar ka siguruar 2 tituj kampion në Angli, 1 FA Cup, 2 Kupa të Ligës dhe 2 Superkupa Anglie, ndërsa objektivi madhor në këtë sezon, që mund të jetë edhe i fundit i tij me “The Citiziens”, mbetet triumfi në UEFA Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco