Shqipëri – Francë/ Statistikat e ndeshjeve mes dy kombëtareve

Shqipëri – Francë/ Statistikat e ndeshjeve mes dy kombëtareve

15:10, 17/11/2019

Sot, në ora 20.45 në praninë e më shumë se 22 mijë sportdashësve do zbresin në fushën e blertë për ndeshjen e tyre të fundit në grupit H për Euro/2020: Shqipëria dhe Franca.

Edhe pse çdo gjë në këtë grup është e zgjidhur përsëri ngjall interesim të madh, pasi përballë do të jenë kampionët e botës dhe sigurisht që tifozët do të jenë kurioz për të parë dhe stadiumin e ri.

Por si janë statistikat mes klubeve. Bilanci i ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, që përmblidhet në harkun e viteve 1990-2019 flet për francezët ku në tetë ndeshjet e zhvilluara kanë regjistruar gjashtë fitore, një humbje dhe një barazim, me golavarazhin 18-4.

Kjo është ndeshja e nëntë që regjistrohet në kornizën 29 vjeçare të historisë të përballjeve futbollistike midis Shqipërisë dhe Francës. Dhe gjithçka ka nisur, aty në stadiumin “Qemal Stafa “ në 17 Nëntor 1990 në atë ndeshje kualifikuese në grup për Euro -1992. Kësisoj, kjo ka qenë piketa e parë e asaj historie afër për tre dekada në ndeshjet midis dy skuadrave tejet të skajshme në histori e tyre të topkëmbës.

Më poshtë keni dhe foton ka ndeshjet e luajtura deri më tani:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco