Në Angli e bëjnë të kryer, Pogba do të transferohet tek skuadra e njohur italiane

Në Angli e bëjnë të kryer, Pogba do të transferohet tek skuadra e njohur italiane

14:37, 17/11/2019

Kur merkatoja dimërore po afron edhe klubet po fillojnë lëvizjet e tyre.

Kështu po bënë edhe Juventus e cila po përgatitet të afrojë në skuadër Paul Pogban.

E përditshmja  “Mirror” ka raportuar se klubi bardhezi po përshpejton bisedimet me mesfushorin francez të Manchester United, pas kontakteve të para verore.

Edhe Cristiano Ronaldo, gjithmonë sipas tabloidit britanik, ka aprovuar planin e Juventusit: fenomeni portugez, në fakt, u ka komunikuar entuziazmin drejtuesve juventinë për operacionin.

Qëndron momentalisht problemi i çmimit: United kërkon rreth 180 milionë euro për Pogbanë, ndërkohë që Juvja shpreson që pretendimet të ulen te rreth 150-milionëshi.

Në garë për lojtarin është edhe Reali i Madridit, që e kërkoi edhe në seksionin e kaluar të merkatos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco