Ndeshja me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që s'dolën në shitje

Ndeshja me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që s'dolën në shitje

13:34, 17/11/2019

Ndeshja Shqipëri-Francë është padyshim kryefjala e ditës së sotme. 17 nëntori do të stampohet në memorien e futbolldashësve shqiptar si dita ku do të inaugurohet stadiumi i ri kombëtar. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të jetë prezent për të pagëzuar këtë impiant sportiv me parametra bashkëkohorë për futbollin tone.

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert muzikor, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

Por afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë qeveria e futbollit tone për të ftuarit e shumtë dhe kompaninë që ndërtoi stadiumin. Për këtë takim historik për futbollin shqiptar në tërësi do të marrin pjesë një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kujtojmë se tribunat e stadiumit më të ri në vendin tonë, në shenjë vlerësimi për figurat e këtij sporti në Shqipëri, janë emërtuar “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

cuf dabjoni17/11/2019 14:16

po Qemoli mos kane gabu mbiemnin nga Vogli ne Stafa.....e ky Stafa me cilin klub ka lujt apo eshte ai PKSH FClub

Shto koment

Denonco