E pazakontë, trajnerin e largojnë nga drejtimi i skuadrës pas fitores 27 - 0

E pazakontë, trajnerin e largojnë nga drejtimi i skuadrës pas fitores 27 - 0

13:37, 17/11/2019

Një ngjarje më të vërtetë interesante vjen nga Italia, ku trajneri i Inviktasauro është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës, pasi ka mposhtur kundërshtarin me rezultatin e thellë 27-0.

Presidenti i klubit, Paolo Brogelli dhe të gjithë drejtuesit e tjerë, kanë vendosur thuajse unanimisht për largimin e tij, duke i kërkuar falje kundërshtarëve.

“Kemi mësuar me çudi dhe keqardhje rezultatin e ndeshjes me të cilën skuadra jonë fitoi me 27 gola ndaj Marina. Kushtet dhe vlerat në futbollin e të rinjve, janë të kundërtat e gjërave të tilla, kundërshtari duhet respektuar gjithmonë dhe sot, kjo nuk ka ndodhur.Si president, i kërkoj falje klubit të Marina dhe të gjithë ambientit sportiv, komunikoj se bordi ynë ka vendosur unanimisht shkarkimin e zotit Riçini. Trajnerët tanë duhet të kenë detyrën të trajnojnë, e sidomos te edukojnë djemtë. Sot, kjo nuk ka ndodhur”, ishte komunikata e presidentit të klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco