Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Ndeshja me Anglinë, Policia e Kosovës merr masa/ Rrugët ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve

Ndeshja me Anglinë, Policia e Kosovës merr masa/ Rrugët ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve

13:17, 17/11/2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë masat për të siguruar zhvillimin normal të ndeshjes me Anglinë, e cila do të luhet ditën e sotme në Prishtinë.

Sipas policisë, për arsyes sigurie qarkullimi i automjeteve në drejtim të stadiumit është ndërprerë që prej orës 7:00 të mëngjesit.

Gjithashtu policia thotë se do të merren masa ligjore ndaj çdo veprimi të kundraligjshëm.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Të nderuar/a

Policia e Kosovës, me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombetare në futboll ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, përmes një urdhëri operativ ka përcaktuar planifikimet operacionale policore për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje në aspektin e sigurisë.

Qëllimi i operacionit policor është; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndërmarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kundërligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veçanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve, etj.

Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco