Ronaldo, vetëm dy gola larg rekordit historik me kombëtaren portugeze

Ronaldo, vetëm dy gola larg rekordit historik me kombëtaren portugeze

12:58, 17/11/2019

Portugalia ndeshjen e fundit të eliminatoreve do ta luaj ndaj Luxemburgut në transfertë.

Luzitanët do të kërkojnë me patjetër fitoren, pasi një hap fals do t’i hiqte atyre mundësinë e kualifikimit në EURO2020.

Sigurisht që shpresat e portugezëve varen tek ‘ylli’ i tyre, Cristiano Ronaldo, për të cilin kjo ndeshje është tepër e veçantë.

Sulmuesi i Juventusit është në kuotën e 98 golave me kombëtaren portugeze dhe realizimi i dy golave në ndeshjen ndaj Luxemburgut do ta çonte CR7-tën në  kuotën e 100 golave.

Pa dyshim që kjo do të ishte një tjetër arritje për Ronaldon, i cili nuk di të ndalet edhe pse është në një moshë 34 vjeçare.

Por, ka edhe më shumë “stacione”, që ylli i Juventusit mund t’i arrijë. CR7-ta është -11 gola nga Ali Daei, sulmuesi më “pjellor” ndonjëherë me ekipet kombëtare. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco