Mateo Kovacic tregon vështirësitë e kaluara tek Real Madrid

Mateo Kovacic tregon vështirësitë e kaluara tek Real Madrid

12:24, 17/11/2019

Pas tre vjetësh tek Real Madrid, Mateo Kovacic iu bashkua skuadrës së Chelseat. Mesfushori tek “Blutë e Londrës” gjeti më shumë mundësi për të luajtur dhe në një intervistë për faqen zyrtare të Chelsea u shpreh, se kjo mundësi erdhi në momentin e duhur për të, pasi tek Reali nuk po luante në vazhdimësi.

“Kam pasur tre vite të mëdha dhe të vështira në Madrid. Kam luajtur, nuk kam luajtur, nuk kam pasur vazhdimësinë që më duhej dhe atë që kam këtu tani. Megjithatë më pëlqeu disi, pasi fituam shumë tituj. Por përtej këtyre Chelsea erdhi në kohën dhe momentin e duhur për mua. Është ndryshimi më i rëndësishëm në karrierën time, jam i lumtur”, shpreh Kovacic.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco