‘Çimento dhe tela nëpër këmbë’/ Reportazhi i francezëve për stadiumin e ri

‘Çimento dhe tela nëpër këmbë’/ Reportazhi i francezëve për stadiumin e ri

10:50, 17/11/2019

Shqipëria pret Francën sot në Tiranë në një ndeshje që do shërbejë për inaugurimin e stadiumit të ri ‘Air Albania’. Dhjetëra media franceze kanë raportuar për ndeshjen dhe stadiumin. France Football thotë se stadiumi është një kuti kuqezi, e cila duhej të kushtonte 60 milionë euro, por kostot kanë shkuar mbi 75 milionë. Kurse ‘Le Parisien’ sjell reportazhin e mëposhtëm

Stadiumi ‘Air Albania’ në Tiranë kishte akoma të shtunën e 16 nëntorit erën e ndërtimit, në prag të ndeshjes me Francës për eliminatoret e Euro 2020.

Qindra punëtorë ishin të angazhuar fort për të përfunduar në kohë kompleksin me 22 mijë vende në zemër të kryeqytetit shqiptar, ku dikur ishte stadiumi kombëtar, nga i cili janë ruajtur vetëm shkallët monumentale. Pas mermerit të bardhë qëndron një anije e veshur me të kuqe- ngjyra e vendit- e mbikëqyrur nga një kullë 25-katëshe. Ndërtesa më e lartë në qytet do të jetë përfundimisht një hotel luksoz, por për momentin aty janë vetëm hapësira të mëdha me beton të zhveshur.

Tri javë më parë, një delegacion i UEFA-s u zbeh kur pa vonesat. Por Shqipëria ishte shumë e etur për të inauguruar stadiumin e ri, që padyshim do jetë i plotë, ndërsa ishin bërë më shumë se 60 mijë kërkesa për bileta. Një rekord për një vend të vogël me më pak se 3 milion banorë.

Çimento e freskët dhe tela elektrikë

‘Blutë’ kanë zbuluar një fushë të bukur në mes të një stadiumi të mbyllur komplet, ku atmosfera duket e nxehtë. Dhomave të zhveshjes iu është dhënë një kujdes special dhe Raphael Varane dhe ekipi i tij kanë zbuluar pajisje të denja për standardet e hoteleve më të bukura në botë. Nga dhoma e tyre e hotelit pranë stadiumit, kampionët e botës mund të shihnin se si punëtorët nxitonin të shtronin pllakat në shesh apo teksa vendosnin panelet e ndriçimit, mungesa e të cilave e bëri qarkullimin veçanërisht delikat.

Në zemër të stadiumit, ishte e nevojshme të bëjë kujdes se mund të ecje në gropa të mbushura me çimento të freskët ose të dribloje telat elektrikë të shpërndarë në dyshemetë e disa prej korridoreve. Të tjerët ishin akoma në errësirë, kurse ashensorët ishin të gjithë ose thuajse jashtë shërbimit, ose ishin kthyer në ashensorë mallrash.

‘Atmosfera do jetë fantastike’

Situata nuk e shqetëson trupën europiane që miratoi të hënën godinën, kostoja e së cilës prej 75 milionë eurosh është financuar pjesërisht nga UEFA dhe me ndihmën e linjës ajrore Air Albania, që i ka dhënë emrin për pesë vite.

“Një ndeshje kundër kampionëve të botës është gjithmonë shumë e rëndësishme,” thotë Armand Duka, shefi i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Kjo akoma më shumë për ne, për shkak se do luhet në një stadium të ri, të cilin e kemi ëndërruar për një kohë të gjatë”.

Një inagurim që u jep shpresë lojtarëve shqiptarë, të eliminuar tashmë nga gara për Europian, por që kanë vendosur një bast kundër Kylian Mbappe dhe shokëve të tij. “Do të jetë një ditë shumë e veçantë në këtë stadium të ri,” thotë kapiteni Elseid Hysaj. “Nuk jemi mësuar të luajmë në një kompleks të kësaj cilësie. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Do të bëjmë një ndeshje për të justifikuar investimin e bërë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Martin 18/11/2019 23:54

Pse e kane shqiptaret kaq te veshtire te pranojne realitetin edhe kur bejne pune shkel e shko ?!

Shto koment

Denonco