Rivaldo kritika ndaj Tites: Fanella me numrin 10-të ka shumë peshë tek Brazili, nuk e kuptoj si mund t’ja japësh...

Rivaldo kritika ndaj Tites: Fanella me numrin 10-të ka shumë peshë tek Brazili, nuk e kuptoj si mund t’ja japësh...

09:56, 17/11/2019

Disa nga zgjedhjet e bëra nga trajneri Tite, në humbjen ndaj Argjentinës, janë kritikuar shumë në Brazil.

I fundit që ka shprehur pakënaqësinë ndaj teknikutImage është ish-kampioni i botës me seleçaon në vitin 2002, Rivaldo.

Në llogarinë e tij në Instagram, 47 vjeçari shprehet se nuk e kupton dhënien e numrit 10-të Lucas Paquetas, pasi fanella me numrin 10-të tek kombëtarja e Brazilit ka shumë përgjegjësi.

“ Pashë Brazil - Argjentinë dhe jam i trishtuar për atë që ndodhi me numrin 10, ata ia dhanë Paquetas.  10-ta e Brazilit është një fanellë e respektuar në të gjithë botën, një fanellë e veshur dhe e nderuar nga Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaka, Ronaldinho, Neymar.

Nuk mund të fajësoj lojtarin, por stafin teknik.  Ata e dinë peshën e kësaj fanellë dhe po djegin një lojtarë 22 vjeçar, që mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer tek kombëtarja e Brazilit, përfundoi Rivaldo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco