Ndryshime në formacion, Reja tenton fitoren ndaj Francës

Ndryshime në formacion, Reja tenton fitoren ndaj Francës

09:32, 17/11/2019

Në orën 20:45, Shqipëria do të presë në stadiumin “Air Albania Stadium” Francën, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020.

Trajneri Edoardo Reja do të vijë me disa ndryshime në formacion në mënyrë që të tentojë fitoren ndaj “Gjelave”. “Muskuj”, talent dhe eksperiencë.

Në portë do të rikthehet Strakosha, ndërsa mbrojtjen trajneri italian do të ja besojë Gjimshitit, Veselit dhe Dermakut.

Nga krahët do të jenë Hysaj dhe Lenjani, kurse në mesfushë do të jenë Bare,Gjasula dhe nuk mund të mungonte fantazisti Memushaj. Sulmi do t’ besohet sërish dyshes Manaj dhe Balaj.

        Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco