Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

'Aventura e tij me Francën ka marrë fund', Benzema i përgjigjet presidentit: Më lejo të luaj...

'Aventura e tij me Francën ka marrë fund', Benzema i përgjigjet presidentit: Më lejo të luaj...

08:28, 17/11/2019

Mosgrumbullimi i Karim Benzema me kombëtaren ka ngritur polemika të shumtë në shtetin francez. 31 vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer tek skuadra e Real Madrid, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që të thirret nga trajneri Didier Dechamps.

I pyetur për këtë temë, presidenti i Federatës Franceze, Noel Le Graet, ka deklaruar se Benzema i përket të kaluar se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit. “Karim Benzema është një lojtar shumë i mirë, nuk kam vënë asnjëherë në dyshim cilësitë e tij. Përkundrazi, ai ka treguar me Real Madrid se është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim. Por aventura e tij me kombëtaren e Francës ka marrë fund”, tha Le Graet.

Sot, Benzema i është kundërpërgjigjur duke e sfiduar hapur. “Noel, mendoja se nuk po ndërhynit në vendimet e trajnerit. Dua që ta dish se unë, dhe vetëm unë mund ta mbyll karrierën time me kombëtaren. Nëse mendon se jam i mbaruar, më lejo të luaj për një nga vendet e tjera dhe ta shohim”, ishte sfida e sulmuesit me origjinë algjeriane.

Sulmuesi i Real Madridit është jashtë kombëtares franceze që nga 2015, pasi dyshohet si i përfshirë në një komplot për të shantazhuar, Mathieu Valbuena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco