VIDEO/ Shqipëria e 19-vjeçarëve mposhtet nga Belgjika, kualifikimi mision i pamundur

VIDEO/ Shqipëria e 19-vjeçarëve mposhtet nga Belgjika, kualifikimi mision i pamundur

22:24, 16/11/2019

Shqipëria e 19-vjeçarëve ka humbur mundësinë për të ëndërruar kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Europian për këtë grupmoshë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga bashkëmoshatarët e Belgjikës në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 eliminator.

Shqipëria pëson dy gola në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ishte Broja që ngushton diferencën e golave.

Minutat e mbetura kuqezinjtë janë munduar të gjejnë golin e barazimit që do t’i mbante në lojë për kualifikimin, por nuk mundën.

Kjo humbje e ka nxjerrë jashtë loje për kualifikim kombëtaren, që pësoi kështu humbjen e dytë, pas asaj me Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco