FOTO+VIDEO/ Franca zbarkon në ‘Air Albania’, Mbappe dhe Griezmann në humor!

FOTO+VIDEO/ Franca zbarkon në ‘Air Albania’, Mbappe dhe Griezmann në humor!

19:34, 16/11/2019

Lojtarët dhe stafi teknik i Francës ka zbarkuar në stadiumin “Air Albania”.

Pak minuta pasi nga stadiumi “Air Albania“ është larguar përfaqësuesja shqiptare, në impiant ka mbërritur kampionët e botës, për të kryer seancën e parë stërvitore në stadiumin e ri kombëtar.

Yjet e Francës kanë zbritur dhe pas një mbledhje të shkurtër në cepin e fushës, kanë filluar ushtrimet e zakonshme të nxehjes duke shkelur barin e gjelbër të impiantit.

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë futbollistët si Mbappe apo Griezmann dukeshin në humor të mirë duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.

Të dielën në orën 20:45 Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Francës në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Europian 2020.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco